Strehimi social, si të përfitoni nga programet e 61 bashkive

Shqipëria

Strehimi social, si të përfitoni nga programet e 61 bashkive

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 11:35
Ilustrim

Vetëm pak kohë më parë pati një angazhim për të ngritur një platformë online e cila do të unifikojë shërbimin për strehimin social në 61 bashki të vendit. Për të zbatuar këtë projekt Ministria e Zhvillimit Urban hartoi edhe një udhëzues të veçantë në të cilin përcaktohen edhe procedurat. Tashmë ministria ka hapur dritën e gjelbër për të vijuar me hapin e radhës që është përzgjedhja e kompanisë që do të ndërtojë këtë sistem. Por si do të funksionojë procesi i aplikimit dhe përzgjedhja si fitues në një nga programet e strehimit. Si do aplikohet online Çdo aplikant do të kryejë fillimisht regjistrimin në sistem e më pas do të zgjedhë llojin e programit të strehimit që kërkon të aplikojë. Më pas do të plotësohen të dhënat në formularin e aplikimit. Formulari i aplikimit do të plotësohet nga vetë aplikantët ose në pamundësi nga punonjësi i Bashkisë në emër të aplikantit. Formulari aplikimit për strehim në fuqi p. Ky formular do të duhet të përditësohet me kërkesat e projektligjit të ri, i cili pritet të miratohet në Parlament.

Të dhënat specifike që kërkohen janë ato për gjendjen familjare dhe gjendjen e strehimit. Të ardhurat e familjes Ky seksion duhet të plotësohet për çdo person që siguron një të ardhur në familje në përputhje me kolonat (3) dhe (4) të tabelës “Gjendja familjare”. Në të ardhurat totale të familjes përfshihen të ardhurat neto nga punësimi, Udhëzimi i ri si veprohet me formularin dhe si do të aplikohet nga vetë banorët. Ndërsa po përzgjidhet kompania që do të ndërtojë këtë sistem online Strehimi social, si të përfitoni nga programet e 61 bashkive pagesa e papunësisë, dypunësimi, pagesa e ndihmës ekonomike, pensioni, dërgesa nga emigracioni, qira nga prona, transferta të tjera nga të afërm, si dhe çdo lloj e ardhure tjetër që sigurohet mbi baza mujore ose vjetore nga trashëgimi, interesa bankare, etj. Me të ardhura neto kuptohen të ardhurat pas shlyerjes së detyrimeve si taksa, tatime e sigurime shoqërore. Faza pas aplikimit Mbas aplikimit, çdo aplikant do të njoftohet për miratimin dhe shqyrtimin e kërkesës duke pasqyruar të dhëna mbi numrin e aplikimit, datën, llojin e programit, informacion mbi aplikuesin, statutin e aplikimit. Pas miratimit përfundimtar aplikanti do të shpallet online në listën e përfituesve. Lista do të përmbajë përveç informacionit për përfituesit, edhe datën e miratimit.

Përgjegjës për ndjekjen online dhe përditësimin e ecurisë së procesit e ka punonjësi i Njësisë së Qeverisjes Vendore, në të cilën është bërë aplikimi. Strehimi i përkohshëm Me anë të këtij projektligjit të miratuar nga qeveria, shteti synon t’u vijë një ndihmë familjeve dhe individëve të cilët konsiderohen si të pambrojtur, që nga fëmijët, të cilët janë larg kujdesit prindëror, apo viktimave të abuzimit e trafikimit e deri te të rriturit me probleme sociale e të moshuarit që nuk janë të aftë të kujdesen për veten, të braktisur. Ndër të tjera, ky projektligj fut edhe idenë për strehimin e përkohshëm, një shërbim i cili do t’u jepet individëve që ndodhen në rrethana të vështira dhe emergjente, deri në referimin e tyre te një shërbim tjetër shoqëror. “Përfituesit e këtij shërbimi nuk kalojnë në procesin e zakonshëm të vlerësimit të rastit, por vetëm referohen nga punonjësi social. Pas kalimit të situatës së emergjencës, struktura përgjegjëse për vlerësimin dhe referimin bën vlerësimin e mëtejshëm të rastit për personin në nevojë”, thuhet në projektligjin e ri, ndërsa shërbimi i strehimit, sipas nenit 18, mund të jepet edhe në familjen me lidhje gjaku ose familjen kujdestare. Strehimi i përkohshëm zgjat deri në gjashtë muaj, por mund të zgjatë deri në një vit për gratë shtatzëna apo prindin e vetëm me fëmijë nën moshën 1-vjeçare, i cili nuk ka një vendbanim apo një vend për të jetuar ose, për shkak të marrëdhënieve të thyera familjare, nuk mund të qëndrojë me fëmijën në familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat