Inspektorati Shtetëror Teknik dhe industrial ka hedhur poshtë versionin se shkaku shpërthimit në Velipojë u bë pikërisht një bombul gazi.
Inspektorët janë futur në ambientet e lokalit dhe në bodrum kanë konstatuar se ka qenë një cisternë 1 mijë litërshe me gaz për përdorim në kuzhinë.
Ata thanë se nga kjo depozitë ka patur rrjedhje gazi çka dhe më pas ka sjellë shpërthimin e madh nga i cili janë disa të plagosur.
Mësohet se ambienti në fjalë është në pronësi të Seit Fishtës, ish kandidat i PS-së për deputet si dhe kreu i komunës së Velipojës.
“Do mbajnë të gjithë procedurat administrative sipas ligjit nuk ka plasur bombol. Bombolat kanë qenë të kolauduara”, mësohet të kenë thënë inspektorët që kanë qenë në vendngjarje në Velipojë.