Ja momenti kur Meta takon Kryemadhin në Presidencë

Shqipëria

Ja momenti kur Meta takon Kryemadhin në Presidencë

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 21:18
Presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Ashtu siç ishte njoftuar më parë, Presidenti Ilir Meta gjatë ceremonisë së betimit, si në Kuvend ashtu edhe në ceremoninë e mbajtur në Presidencë nuk shoqërohej nga bashkëshortja Monika Kryemadhi, po nga tre fëmijët e tij.

Ndërsa Kryemadhi, ndonëse prezente në të dyja ceremonitë, qëndroi larg kreut të ri të shtetit, duke ruajtuar pozicionin si kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Këtë qëndrim çifti i bashkëshortëve e ruajti edhe në pritjen që presidenti i ri zhvilloi në ambientet e Presidencës.

Në videon pak më lart, publikuar nga Klan, shihet momenti kur Meta pret me radhë të ftuarit në koktejin pas përmbylljes së ceremonisë. Siç mund të dallohet, takimi me bashkëshorten e tij Kryemadhi ishte tepër zyrtar, duke u mjaftuar me një shtrëngim duarsh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat