Vjen mbështetja e parë për Bashën

Shqipëria

Vjen mbështetja e parë për Bashën

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 19:50
Lulzim Basha

Pas fitores së Lulzim Bashës, ku u konfirmua edhe për një mandat të dytë në krye të PD-së, ka ardhur edhe mbështetja e parë për të.

Deputeti i partisë demokratike, Tritan Shehu, në një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, është shprehur se do të mbështes Bashën, ndërsa ka bërë thirrje që të bashkohen të gjithë demokratët për të ngritur këtë parti pas humbjes që pësoi në zgjedhjet e 25 qershorit.

Postimi i Shehut në facebook: 

PD PERMBYLLI SOT NE MENYRE DEMOKRATIKE E ME NJE PJESEMARJE TE LARTE PROCESIN E ZGJEDHJES SE KRYETARIT TE SAJ. Demokratet votuan masivisht Z.Basha. 

URIMET ME TE MIRA DHE TE GJITHE MBESHTETJEN ATIJ. Dua te theksoj se demokratet me pjesemarjen dhe voten e tyre ishin koshient te "asaj se cfare po benin", dhe bene me te miren e mundeshme! Desheroj te pershendes gjithashtu dhe Z.Selami per shpirtin demokratik, civil e bashkepunues qe tregoi gjate gjithe ketij procesi! 

DHE TASHTI TE GJITHE SE BASHKU NE BETEJAT TONA TE ARDHESHME POLITIKE. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat