Emigrantët shqiptarë, 10 mijë stërlina për kokë pilotit anglez

Shqipëria

Emigrantët shqiptarë, 10 mijë stërlina për kokë pilotit anglez

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 20:11

Arrestimi në fillim të javës i 4 shqiptarëve që tentuan të mbërrinin në Britani nga Franca me avion privat, çka ishte hera e parë që autoritetet mësuan dhe konfirmuan një rrugë të tillë trafikimi, si dhe dënimin i pilotit anglez dhe bashkëpunëtorëve të tij ka zbuluar fakte të reja për mënyrën sesi ka funksionuar kjo rrugë trafikimi e qënieve njerëzore.

Nga 10 mijë stërlina për njeri kanë paguar emigrantët shqiptarë për fluturimin ilegal të tyre nga piloti i avionit privat tip “Cesna”, David Green, 54 vjeç dhe bashkëpunëtorit të tij Edward Buckley, 46, të cilët besohet se ishin pjesë e një grupi të zgjeruar trafikantësh anglezë. 

Të martën e kaluar ata tentuan të sillnin katër shqiptarë, dy gra, një fëmijë dhe një burrë nga një aeroport në afërsi të qytetit-port të Francës, Kale, por u kapën nga autoritetet franeze. 

Piloti amator, një arkitekt me profesion dhe bashkëpunëtori i tij marangoz u dënuan me nga dy vjet e gjysmë burg, iu ndalua të hyjnë në Francë për 5 vjet, ndërkohë që avioni që përdorën u është konfiskuar. 

Përmes një biznesi fitimprurës, ata kishin organizuar të paktën 5 fluturime që nga muaji prill, ndërkohë në aerportin e përdorur ka pasur fluturime të tjera të regjistruara historikisht prej tyre. 

Në procesin gjyqësor ndaj tyre u tha se ata kishin shfrytëzuar varfërinë e emigrantëve, ndërkohë që prokuroria theksoi se klientët e tyre ishin shqiptare të shtresës së mesme që kishin të ardhura. 

Emigrantët shqiptarë, mes tyre edhe një fëmijë, pasi u dërguan në spital për kujdes shëndetësor mësohet se janë zhdukur dhe policia është ende duke i kërkuar dhe hetuar për rrugëtimin, mënyrën dhe personat që kanë lehtësuar trafikimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat