Zjarri në Ibë, Veliaj falënderon heronjtë e operacionit

Shqipëria

Zjarri në Ibë, Veliaj falënderon heronjtë e operacionit

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 20:04
Zjarri në Ibë

Një zjarr i rënë në rrethinat e Tiranës në Ibë rrezikoi sot djegien e disa shtëpive, shtyllave të tensionit të lartë dhe të zonave pyjore.

Por menjëherë pas marrjes së informacionit, strukturat e zjarrfikëseve, ushtria dhe forcat e policisë shkuan në vendngjarje ku falë ndërhyrjes së shpejtë, u bë i mundur izolimi dhe shuarja e zjarrit masiv që përfshiu Ibën.

Përmes një postimi në twitter, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka falënderuar të gjithë punonjësit që u angazhuan maksimalisht, duke rrezikuar edhe jetën e tyren për shuar flakët.  “Flm heronjve tanë në Ibë - luftë disa orëshe me zjarret nga ajri, lumi e mali. Jam krenar për ju, e gjithë Tirana ju është mirënjohëse“, shkruan Veliaj.

Disa nga fotot gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit masiv në Ibë:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat