Pas votimit, Grida Duma flet për garën në PD dhe kritikët e Bashës

Shqipëria

Pas votimit, Grida Duma flet për garën në PD dhe kritikët e Bashës

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 15:11
Deputetja e PD-së, Grida Duma

Deputetja e PD-së, Grida Duma ka votuar ditën e sotme për kreun e ri të selisë blu.

Pas votimit ajo ka dhënë një proncim për gazetën Shekulli ku ka folur në lidhje me garën dhe kritikët e Lulzim Bashës.

Duma është shprehur se nuk ka asnjë dyshim që PD do të dalë më e fortë nga gara dhe se duhet të impenjimi, që të bëhet një opozitë për vendin, pasi tani ka nevojë më shumë se asnjëherë tjetër për një të tillë.

Referuar kritikëve të Bashës, Grida Duma flet shumë pak, duke thënë se ata kanë marrë vendimet e tyre me të drejtën dhe vullnetin e vetë.

“Nuk ka asnjë dyshim, që PD do të dalë më e fortë nga kjo garë. Gjithçka që është lëvizje dhe gjithçka që vjen si pasojë edhe te mendimit ndryshe i ka shërbyer garës për të konfirmuar që nuk ka garë më të mirë se sa kur vjen nga hererogjeniteti dhe nga të gjitha llojet e mendimeve. Politika nuk është parashikim, është impenjim. Për rrjedhoje unë them që përpjekja dhe impenjim i joni, i të gjithëve, tashme që e kemi për detyrë për një opozitë për vendin, shumë herë më tepër se sa ndonjëherë që ka qenë e domosdoshme opozita. Mendoj se secili është u vullnetshëm dhe për aq vite sa kanë eksperiencë në politikë kanë marrë vendimet e tyre me të drejtën dhe vullnetin e vetë”, u shpreh Duma, shkruan Lapsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat