Tjetër tragjedi në plazhet shqiptare, turisti sllovak mbytet në Golem

Shqipëria

Tjetër tragjedi në plazhet shqiptare, turisti sllovak mbytet në Golem

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 21:20
ilustrim

Policia ka njoftuar se një 66-vjeçar ka ndërruar jetë në pazhin e Golemit. 

Beres S.ka humbur jetën rreth orës 19 e 45 në plazhin e Golemit.

Policia bën me dije se shtetasi sllovak është gjetur i vdekur në bregun e plazhit të Golemit.

Sipas deklarimeve të bashkëshortes, shtetasi i mësipërm ka konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe është futur në det për të notuar.

 Nga verifikimet paraprake nuk rezulton të këtë shenja dhune.

Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat