Mungon në takimin "anti-Basha", por ja si e thyen heshtjen Jozefina Topalli

Shqipëria

Mungon në takimin "anti-Basha", por ja si e thyen heshtjen Jozefina Topalli

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 20:49
Jozefina Topalli

Në një kohë kur të gjithë prisnin që ajo të ishte pjesë e takimit të sotëm që po zhvillon grupi anti-Basha në Akademinë e Arteve, Jozefina Topalli thyen heshtjen.

Në një prononcim për ‘BalkanWeb’ Topalli ka shpjeguar arsyen e mungesës së saj, duke pohuar se kambanat bien për kë ka veshë për të dëgjuar.

“Mbështes çdo përpjekje e çdo nisme të çdo demokrati, çdo aktivisti, çdo personaliteti të PD që ka synim ndërgjegjësimin e opinionit për krizën ekzistenciale në të cilën ndodhet PD për shkak të humbjes katastrofale të 25 Qershorit. Sot kambanat bien për ke ka veshë për të dëgjuar. Lulzim Basha ka marrë peng PD, ka vjedhur garën, ka dhunuar statusin dhe ka hyrë në një farsë që vetëm me fjalën demokratike nuk ka lidhje. Lulzim Basha ka tradhëtuar PD e parimet e saj”, tha Topalli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat