Surpriza e rivalëve të Bashës, Mustafaj: Ky kryeministër, i rrezikshëm

Shqipëria

Surpriza e rivalëve të Bashës, Mustafaj: Ky kryeministër, i rrezikshëm

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 09:13
Besnik Mustafaj

Publicisti Besnik Mustafaj, e ka konsideruar platformën e Edi Ramës “Bashkëqeverisje me popullin” si metodë për t’u tallur me emocionet e njerëzve. Mustafaj tha se Rama është një kryeministër i rrezikshëm që shpik metoda për të luajtur me hallet e qytetarëve. “Ky nuk është model demokratik. Në demokraci, qeveria qeveris në transparencë me publikun, nën vëzhgim të opozitës. Por ne jemi përpara një kryeministri të rrezikshëm që i shpik vetë metodat e tij. Kryeministri ndëshkon kur konstaton mos respektim të ligjeve, por në fakt ata që i thyejnë ligjet janë vartësit e tij. Nuk ka kuptim të tallesh me emocionet e njerëzve, kudo ku ai ndihet i poshtëruar.

Kryeministri manipulon emocionet e tyre, të cilët shprehen në një mënyrë jo legale, se në asnjë vend të botës nuk ndodh. Nuk e di se sa do e durojnë qytetarët këtë lloj masakre që u bëhet”, tha Mustafaj për “News24”. Ndërkohë gjatë ditës së sotme Grupi që kundërshton zgjedhjet e 22 korrikut në Partinë Demokratike do ti drejtohet me një thirrje të fundit dy kandidatëve Lulzim Basha dhe Eduard Selami “për tu tërhequr nga zgjedhjet false që kanë parashikuar për të shtunën”. Organizatorët e takimit shprehen se është përgatitur një aktivitet me fjalime në Akademinë e Arteve ku do të ketë pjesëmarrës nga të gjitha rrethet e vendit.

Burimet bëjnë të ditur gjithashtu se në takim do të marrin pjesë veç Astrit Patozit dhe Besnik Mustafajt, edhe Majlinda Bregu, Ridvan Bode dhe Arben Imami, të cilët u lanë jashtë listave të kandidatëve. Gjatë këtyre dy javëve Patozi e Mustafaj kanë zhvilluar aktivitete me demokratët në Korçë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër, ku i kanë bërë thirrje bazës që të reagojë nga kapja e Partisë Demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat