Dy ditë para zgjedhjeve/ Topalli sulmon Bashën: Çuni i mirë i Ramës

Shqipëria

Dy ditë para zgjedhjeve/ Topalli sulmon Bashën: Çuni i mirë i Ramës

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 21:36
Jozefina Topalli

Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli ka reaguar ashpër, me anë të një statusi në “Facebook”, ku ka sulmuar Lulzim Bashën, dy ditë para zgjedhjeve për kreun e PD-së. Topalli e ka cilësuar Bashën mashtrues dhe hipokrit.

Topalli pohoi se pavarësish faktit se Basha mund t’i gënjejë të gjithë për pak kohë, por nuk mund të mashtroi përgjithmonë. Me tone të ashpra dhe ironike, Topalli e etiketoi Bashën si “Çun i mirë” i Ramës, ndërsa shtoi se as Enver Hoxha nuk do ta shkatërronte kaq shpejt PD-në.

Statusi i plote

“Mund t’i genjesh te gjithe per pak kohe ose disa gjithe kohes, por nuk mund t’i mashtrosh te gjithe pergjithmone” o Lulzim.

Hipokritin, njeriu i thjeshte e njeh menjehere. Ai ka nje maske mbi shpirt. Ne kete rast pasqyrat jane te nevojshme vetem per te verifikuar nese maska qendron ende ne rregull permbi fytyre.

Me 25 qershor 2017, shqiptaret refuzuan Lulzim Bashen si hipokrit, dhe listen e tij si liste e shitur dhe aspak perfaqesuese.
Ne fakt ato e trajtuan Lulzimin bashke me Republiken e tij te re, me indinjaten dhe percmimin qe meriton cdo akt tradhetie.
Po te beheshin sot zgjedhjet politike, Lulzimi dhe lista klienteliste Basha nuk do te merrte më as gjysmen e votave te 25 qershorit.
Por kur njeriu buzeqesh, dhe kur gjerat kane marre drejtimin e keq, do te thote se ai ka menduar tashme dhe kujt t’ia hedhin fajin, por kjo eshte gjeja me pak e rendesishme.
Nga 25 qershori dhe sot, ky “çuni i mire” i Rames, pasi shpalli dhe vetengrirjen ne teatrin e vet te ngritur ne ere, i braktisur , vazhdoi lojen me maska ne sallat bosh, pa
kundershtare ,pa media, pa rregulla, pa analize, pa liste votuesish.

Po te cohej nga varri Enver Hoxha, nuk do mund ta zhbente kaq shpejt dhe brutalisht, forcen politike qe hodhi ne ere sistemin qe diktatori mizor ngriti per gjysem shekulli.
Ne lojen e harreses dhe kujteses, ne farsen qe atij i pelqen ta quaj gare, mund te degjosh fjalite me te pakuptimta, premtimet me qesharake, qe vazhdojne te jene krejt te rreme si ato te cadres se tradhetuar.

Lulzimin nuk e mbron me askush.
Te gjithe e kane hedhur.
Shqiptaret ishin te paret.
Ne fushaten e para 25 qershorit, ato e lane me sheshe bosh; Demokratet ne farsen per karrigen e kryetarit, e lane me salla bosh.
Te gjithe e percmojne ne teatrin e tij, ku duke u perpelitur, perpiqet te vesh hijet me trupa te bukur.
Lulzimi dhe e verteta nuk bien dakort. Kete, une e kam kuptuar shume heret, prandaj kam perseritur se me Lulzim Bashen kam diferenca shume te medha.
Qe e vogel me kane mesuar se nuk duhej t’i besoja dy kategori njerezish: Atyre qe nuk kane personalitet dhe atyre qe kane me shume se nje.
Te cosh drejt asgjesimit forcen politike qe drejton; t’a mbash me farse, genjeshtra dhe dhune perseri karrigen e kryetarit; te asgjesosh cdo forum te saj; te vendosesh unin per cdo gje; te spastrosh grupin parlamentar qe me perpjekje titanike ka bere luften kunder krimit dhe droges, dhe t’i zevendesosh (me pak perjashtime) me njerez qe nuk i lidh asgje as me politiken as me PD, dhe te thuash se kemi fituar moralisht, kete mund t’a bej vetem nje i paafte per t’u turperuar, si Lulzim Basha.
Ketu partia jo vetem ka pushuar se funksionuari si demokratike, por eshte shkretuar vlerash.

Te gjithe e dijne se nga 12 vite qe je kthyer ne Shqiperi ti ke 11 vite ne maje te pushtetit.
Asnje dite nuk bere opozite te vertete.
Askush nuk ka mbajt aq shume e aq gjate karrige pa u trazu e pa kokeçarje per interesin publik si ti.
Ti kerkon vetem karrige. Gratis biles. Je i vetmi politikan qe kerkon te
mbaje peng karrigen e kryetarit …edhe mbi rrenojat e PD.
Aty ku nuk ka turp, mungon virtyti dhe nderi;
prandaj demokratet te kane bojkotuar edhe ne fushate , edhe ne farsen e pas 25 qershorit, dhe do te bojkotojne dhe me 22.
Demokratet e dijne se te falesh te keqen, do te te thote ta shumefishosh ate dhe prandaj te refuzojne sot o Lulzim.

Te rinjte te kane braktisur dhe te nenqeshin, kur ti i flet per parate e droges dhe ben marreveshje te fshehte me Ramen ; kur ti i zotoheshe se nuk ka zgjedhje te lira me Ramen kryeminister dhe pastaj hyn ne qeverine e tij ku vazhdon edhe sot.

Te persekutuarit te shohin me cudi kur i thua se populli te kerkoi te hiqje komunistet dhe bllokmenet nga PD, duke me nenkuptuar mua.

Njerezit e medias te shohin me habi, kur brenda 5 minutash i thua qe kete se thashe une, por e tha Edi Rama.

Intelektualet jane zhgenjyer, kur shohin se asnje i ngjashem nuk eshte ne listen tende.

Grate te percmojne si anadollak, kur shohin se ti me parë paguan gjoben se sa vendos gra ne lista deputetesh.

Studentet lexojne libra, por nuk gjejne asnje kryetar partie, ne asnje vend demokratik, qe pasi humb nga hera e fundit edhe 35% te votave te partise, te qendrojë me zor, dhune e farse, ne krye te saj.

Genjeshtra dhe mashtrimi kane nje date skadence, dhe ne fund cdo gje zbulohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat