Blushi kërkon të rinumërohet gjithë Tirana

Shqipëria

Blushi kërkon të rinumërohet gjithë Tirana

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 11:23
Kryetari i Libras, Ben Blushi

Kryetari i Libras, Ben Blushi ka reaguar në lidhje me prapaskenat e zgjedhjeve të 25 qershorit si edhe rezultatet e nxjerra nga rinumërimi i disa kutive nga Komisionit Qendror i Zgjedhjeve.

Blushi me anë të një statusi në faqen e tij në “Facebook” ka thënë se është bërë masakër mbi partinë e tij ku nga 71 kuti, partisë së tij i mungojnë 90 vota.

Vetëm me këto rezultate duhet të mjaftonte që KQZ të rinumëroj të gjithë Tiranën thotë Blushi, ndërsa e akuzon këtë të fundit se bashkëpunëtore në grabitje.

Blushi në fund të postimit thotë se LIBRA është partia më e vjedhur e këtyre zgjedhjeve.

Statusi i plotë i Ben Blushit:

KQZ pranoi se te pakten 76 numerues kane vjedhur vota ne Tirane ne vetem 64 kuti. Tirana ka 1198 kuti dhe kaq duhet te mjaftonte qe gjithe qarku i Tiranes te rinumerohej.Ne 64 kuti qe rinumeroi KQZ mungojne 50 vota per LIBRA , ndersa ne 7 kuti te tjera qe u bene publike mungonin 40 vota. Kjo do te thote se vetem ne 71 kuti ne Tirane, LIBRA i kane vjedhur 90 vota. Mjafton vetem kaq qe KQZ ta rinumeroje gjithe Tiranen. KQZ do ishte bashkepuntore ne grabitje nese nuk vendos te ndryshoje rezultatet duke rihapur te gjitha kutite. Edhe me kaq sa eshte njoftuar del se LIBRA eshte partia me e grabitur ne keto zgjedhje çka eshte per turpin e atyre qe e kane bere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat