“Kjo qeveri ndëshkon të sëmurët me parkinson”

Shqipëria

“Kjo qeveri ndëshkon të sëmurët me parkinson”

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 19:57
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar një status në rrjetin social “Facebook”, ku shprehet se këta kohë janë duke u ndëshkuar të sëmurët me parkinson.

Statusi i Berishës:

Ndëshkohen të sëmurët me parkinson! I sëmuri dixhital denoncon: Mungesën e ilaçit të tyre kryesor Modopar?! Lexoni mesazhin e tij! sb

“I dashur z Sali Berisha! Ju lutem bëjeni të ditur në faqen tuaj. Ka dy muaj që të sëmurët me parkinson janë pa barin MADOPAR. Në asnjë farmaci nuk ka më asnjë kokërr. Receta shkoi kot, ne dolëm me lekë në dorë dhe blemë ato që kishin ngelur. Po tani? Të sëmurët pa këtë ilaç janë në rrezik për jetën  Kemi pyetur nëpër farmaci, në thonë që nga kjo firmë ROSHE, nuk do merren më. Çfarë do bëhet? Me kë e ka lidhur kontratën ministria? Ju lutem na ndihmo me opozitën tuaj se jemi në pikë të hallit.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat