Basha-Selami para demokratëve të njësive 1 dhe 3 në Tiranë

Shqipëria

Basha-Selami para demokratëve të njësive 1 dhe 3 në Tiranë

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 18:09
Basha-Selami

Kandidatët për kryetarë të PD-së, Lulzim Basha dhe Eduard Selami, ishin dje njëkohësisht para demokratëve të njësisë 1 dhe 3 në Tiranë, ku paraqitën analizën e tyre për cfarë ka ndodhur dhe projektet për të ardhmen.

Në fjalën e tij para demokratëve, Basha theksoi se nga kjo, PD ka dalë më e fortë moralisht, një aset që me punë dhe bashkim do të kthehet në vlerë numerike dhe politike të padiskutueshme.

Ndërsa Selami vuri në dukje nevojën për të bërë analizën e brendshme të shkaqeve të humbjes, si dhe pohoi se është koha që cdokush në PD të ndihet i vlerësuar e të ketë mundësi të ecë përpara.

Më tej, Selami theksoi se “ju garantoj se së bashku vijmë në pushtet shumë shpejt, aq i sigurt jam për këtë, sa kam prezantuar një nen në statut, kur kryetari humbet zgjedhjet e përgjithshme, të largohet. Duhet të hartojmë një strategji të gjërë, serioze me debat të brendshëm”. “Ta kthejmë forcën tonë politike ku gjithkush ndjehet i vlerësuar dhe të ketë mundësi që në bazë të aftësive dhe kontributeve, të përparoje. Fatkeqësisht kete nuk e bëri PD, qe sot është më pak demokratike se kur e mori Basha”, tha ai.

Kandidati Lulzim Basha tha se “Forca jonë morale mund dhe do të kthehet në forcë numerike dhe politike vetëm kur të kalojë përmes bashkimit të çdo demokrati dhe përmes bashkimit tone, të çdo qytetari që ndan vlerat tona dhe shpresat tona dhe ka shpresë se e nesërmja do të jetë më e mirë. Ne do të vlerësojmë kontributin e cdo demokrati, sepse që këtej e tutje, ky nuk do të jetë thjesht një rekomandim, por një vendimmarrje me një anëtar një votë e anëtarësisë së Partisë Demokratike, për deputetët dhe për gjithë funksionet e tjera të zgjedhura”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat