"Droga po vret të rinjtë shqiptarë"

Shqipëria

"Droga po vret të rinjtë shqiptarë"

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 14:26
Koço Kokëdhima

Në “Raportin Vjetor Global të Drogave” të OKB-së për vitin 2017, Shqipëria renditet në vendet e para për përdorimin e substancave të forta psikotike nga të rinjtë dhe një nga vendet me evidenca të forta në përfshirjen e grupeve të krimit të organizuar në trafikun e heroinës, kokainës dhe kanabisit.

Shqipëria renditet e para në botë për frymë popullsie, për sa i përket përdorimit të drogës më të fortë dhe më të shtrenjtë, siç është kokaina. 

Shqipëria është ferma më e madhe në botë e kanabisit ilegal, vendi ku dënohen me burg të rinjtë që pijnë një cigare hashash, ndërsa trafikantët janë të lirë dhe mbrohen nga zyrtarët e shtetit. 

Partia ZGJIDHJA distancohet prerazi nga politikat e papërgjegjshme dhe nga spektaklet televizive të kryeministrit me "Task-forcën antikanabis", për të gjetur "kokat e trafikut" që populli e di shumë mirë se kush janë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat