Rama ‘shkarkon’ Demirajn: Të ‘godasim’ kokat e drogës, pastaj bimët

Shqipëria

Rama ‘shkarkon’ Demirajn: Të ‘godasim’ kokat e drogës, pastaj bimët

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 15:06
Mbledhja e Qeverisë

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot Njësinë Operacionale, që ka ngritur kohët e fundit për të organizuar dhe monitoruar luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Por ajo që ra në sy gjatë takimit të sotëm të transmetuar live në media ishte mungesa në këtë mbledhje e kreut të institucionit kryesor përgjegjës në këtë betejë: ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj.

Mungesa e këtij titullarit të rëndësishëm ra në sy edhe më shumë, për shkak se në mbledhje ishin të gjithë shefat e agjencive ligjzbatuese, pa përjashtim; drejtuesit më të lartë të policisë, të SHISH, prokurorisë dhe përfaqësues të misioneve të huaja që asistojnë në vendin tonë.

Në këtë mbledhje Ministrinë e Brendshme e përfaqësonte zëvendësministrja Rovena Voda.

Rama së fundmi nga Berati deklaroi se nuk ka ndërmend që t’i shkarkojë ministrat teknikë deri në shtator, por është i hapur nëse ata vetë largohen përpara këtij afati të vendosur.

Në luftën kundër kultivimit të kanabisit, për kryeministrin Edi Rama tashmë prioritet i policisë duhet të jetë goditja e krerëve të grupeve kriminale dhe sekuestrimit të aseteve të tyre.

“Objektivi i parë themelor duhet të jenë kriminelët dhe pastaj bimët, jo bimët e pastaj shohim e bëjmë për kriminelët”.

“Duhet të angazhohemi fuqishëm për të adresuar dhe një shqetësim jo të parëndësishëm të opinionit publik, që ka të bëjë me kthimin në përparësi abolsute të goditjes së krerëve të këtyre grupeve kriminale dhe të sekuestrimit të aseteve. Policia e shtetit ka bërë progres në këtë drejtim gjatë këtyre 46 muajve që jemi në detyrë por jemi të vetëdijshëm se në kuadrin e goditjes së kokave dhe sekuestrimit të aseteve kriminale ka shumë akoma për të bërë”, tha Rama.

Pavarësisht se për zotin Rama policia ka bërë një punë mjaft të mirë në luftën kundër kanabisit, edhe muajt e ardhshëm janë muaj rreziku dhe “në asnjë moment nuk duhet të mbyllet syri”.

“Muajt qe kemi përpara janë potencialisht muaj rreziku dhe nuk duhet në çdo moment të mbyllet syri dhe në çdo moment të bëhet intensivisht qasja e integruar me institucionet e tjera, dhe vlen të vlerësohet se edhe roli i shërbimit, prokurorisë në përgjigjen e shpejt ndaj kërkesave të policisë së shtetit ka qënë dhe mbetet i rëdnësishëm deri në fund të këtij procesi. Po ashtu, dua të vlerësoj policinë e shtetit dhe për goditjen më në fund të zyrtarëve publikë që kanë dështuar në ushtrimin e përgjegjësive të tyre në këtë fushë dhe që tanimë janë vënë përpara përgjegjësive ligjore për moskallëzim të këtij krimi. Është një nen i vjetër në kodin penal të RSH po që tani vjen në zbatim me vendosmëri dhe është një mesazh i qartë për të gjithë ata që janë drejtor dhe implikohen në këtë aktivitet duke menduar se do e hedhin përsëri lumin si në të shkuarën”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat