Selami: Basha si Ramiz Alia. Nëse humbas nuk pranoj asnjë post në PD

Shqipëria

Selami: Basha si Ramiz Alia. Nëse humbas nuk pranoj asnjë post në PD

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 08:38
ilustrim

Kur mbeten edhe katër ditë nga votimi për kryetarin e Partisë Demokratike, Eduard Selami duket shumë më i karikuar se sa kur e nisi këtë garë. Nga deklarata të buta, elegante dhe më shumë me nënkuptime, duket se në finish ka qenë të jetë më i drejtëpërdrejtë dhe më luftarak.

Për emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Selami hodhi akuza shumë të rënda ndaj rivalit të tij Lulzim Basha duke thënë se ai i ngjan Ramiz Alisë për mënyrën se si po vepron dhe funksionon në Partinë Demorkatike.

“Ka humbur tre herë dhe nuk u largua nga drejtimi I Partisë, tha Selami për Bashën.

Nga ana tjetër Selami tha se nëse do të humbiste garën e të shtunës nuk do të pranonte asnjë post politik në PD të ofruar nga Lulzim Basha.

“Unë hedh poshtë me neveri aludimet se më është afruar posti i sekretarit të Përgjithshëm në PD si shpërblim për të qenë kandiat përballë Bashës. Kjo është një shpifje dhe dashakeqësi”, tha Selami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat