Kush është 21-vjeçarja vlonjate që kishte lidhje intime me biznesmenin që vdiq

Shqipëria

Kush është 21-vjeçarja vlonjate që kishte lidhje intime me biznesmenin që vdiq

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 00:25
Bukurosh Malaj

Për vdekjen e Bukurosh Malaj, biznesmenit nga Vlora i cili kishte në pronësi një “Fast-Food” është arrestuar si e dyshuar 21-vjeçarja e quajtur Adela Sinanaj e cila drejtonte automjetin tip “Mercedes-Benz” model E 310 D, me targa AA 184 CE.

Sipas Policisë, Malaj i ulur në vendin e pasagjerit, po i mësonte vajzës t’i jepte makinës dhe sipas dëshmisë së saj, ajo humbi kontrollin e automjetit kur Malaj nxori kokën nga xhami i makinës, duke u përplasur kështu me një kamion që po i vinte përballë. Aksidenti rrugor ndodhi në aksin Vlorë-Mifol të premten e kaluar.

46-vjeçari mori plagë të rënda në kokë dhe u transportua menjëherë për në spitalin e Traumës në Tiranë por ra në koma dhe pas 3 ditësh nga aksidenti, ndërroi jetë.

Dyshohet se biznesmeni kishte lidhje intime me vajzën dhe se gjatë dëshmisë së saj në Komisariatin e Vlorës, ajo nuk është treguar e sinqertë tërësisht, duke u përpjekur kështu akuzave penale që mund të rëndonin mbi të.

Image
Bukurosh Malaj

Burime për JOQ.al, persona që kanë njohje me 21-vjeçaren shprehen se ajo punonte në biznesin e llojit “Fast-Food” në pronësi të Bukurosh Malajt dhe lidhja e tyre intime është e konfirmuar për ata që i njihnin.

“Adela Sinanaj, i mori jetën zotërisë në fjalë. Gjynah për ata femijë që la pas dhe familjen e tij. Ajo do gjejë ndonjë biznesmen tjetër t’ia mbarojë shkollën se është në vit të fundit te Fakulteti Ekonomik dhe familjen e ka shumë të varfër ka punuar vetë në “Fast-Food-in” e këtij burrit dhe për të gjithë ata që hyjnë në mes të një familjeje kjo është ajo që meritojnë.
Unë jetoj prej disa vitesh në Vlorë dhe i njoh shumë mirë që të dy. Ajo goca e “ndershme” quhet Adela Sinanaj. Është studente në fakultetin e Ekonomit në Vlorë, me origjine nga Fieri dhe është sa gjysma e moshës së biznesmenit, e ndau dhe nga familja, i merrte lekë për të mbaruar shkollën dhe tani po na mësoka edhe makinën. Nëse e doje aq shumë moj çupë shko dhe shprehi ngushëllime familjes, se e keni dhe gjysmën e familjes nga ata persona që veshin perçe. Shko e jepu forcë fëmijëve të tij që i le në mes të rrugë. U shiste për një sufllaqe në ditë. Zotërisë i qoftë dheu i lehtë.-shprehen dëshmitarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat