"Qetësohu kryeministër dhe stërvitu mirë në verë...s’ke parë gjë akoma”

Shqipëria

"Qetësohu kryeministër dhe stërvitu mirë në verë...s’ke parë gjë akoma”

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 23:57
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Në një tjetër reagim, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama për një opozitë të fortë.

Meqenëse ai vetë pranoi nga Berati se tashmë LSI është në opozitë, Kryemadhi shkruan se tashmë do të fillojë beteja e fortë qeveri-opozitë në Parlament.

Reagimi 

E falenderoj Edi Ramën, që më në fund, pas shumë mundimesh e pranoi që do të ketë LSI-në opozitë. Por opozita jonë nuk është lojë fjalësh, as zhurmues për zullumet e tij dhe të kastës qeverisëse. Ne kemi nisur një proces që do të jetë çmontuesi i diktaturës së drogës dhe parave të krimit që blenë votën e lirë të shqiptarëve. Ndaj më kot Edi Rama është shqetësuar në Berat se ne do të ngremë zërin dhe do ti bërtasim shoferit. Qetësohu zoti kryeministër! Ne e dime që nervat të kanë lëshuar dhe i rrethuar nga servilët dëshira jote është të dëgjosh lëvdata me zë të ulët. Por misioni ynë është krejt tjetër, shumë më i thellë dhe i fortë se deklaratat që ti bën për të tërhequr vëmendjen. Opozita jonë është betejë e vërtetë dhe jo fjalë kafenesh, ku ty të pëlqen të kalosh kohën me ata që të sponsorizojnë dhe që bashkëpunuan fort në blerjen e votave me paratë e krimit të drogës. Ti mund ta konsiderosh veten timonier të makinës, e cila po aq sa ty ka nevoje për riparime përpara se të na çojë drejt greminës. Dhe për këtë ne jemi më të përgatitur dhe më të fortë se kurrë. Sepse kemi mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, madje dhe të atyre që me pahir të votuan e që sot ndihen të frikësuar nga deliri dhe arroganca që të ka përfshirë mendjen dhe veprimet. Qetësohu zoti kryeministër dhe shfrytëzoje kohën e mbetur të veres për t’u “stërvitur” e jo për t'u tallur me njerëzit që i fton në “bashkëqeverisje”.

Sepse të pret një opozitë e fortë, e prerë, pa kompromis dhe mbi të gjitha denoncuese e çdo akti korruptiv dhe shkeljeje, nga ato që bashkëpunëtorët e tu i kanë shumë për zemër. Qetësohu dhe fillo përgatitu fort, sepse asnjë tender, koncension, vendim qeverie apo qoftë edhe vendimi më periferik i çdo bashkie nuk do ti shpetojë vëmendjes tonë. Dhe meqë i ke qejf batutat po të themi sot: Qetësohu, se nuk ke parë gjë akoma!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat