Ndalimi i autobusëve nga Kosova, reagon prefekti i Durrësit

Shqipëria

Ndalimi i autobusëve nga Kosova, reagon prefekti i Durrësit

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 21:18
Ilustrim

Prefekti i Durrësit, Emiljan Jani, ka reaguar ndaj shqetësimit të ngritur ditët e fundit nga pushuesit nga Kosova.

Emiljan Jani tha se pa praninë e operatorëve turistikë dhe të grupeve të interesit, por me praninë e Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe të drejtorisë së Rruga-ura e specialistëve të prefekturës u vendos devijimi i trafikut për pushuesit që mbërrijnë nga Kosova. Sipas Janit, autobusët e turistëve nga Kosova duhet të kalojnë nëpër unazën e plazhit dhe të mbërrijnë nëpërmjet rrugëve dytësore të kësaj zone në afërsi të rrugës “Pavarësia”.

Jani pranon se nga ky vendim i marrë prej institucioneve në Durrës përjashtohen autobusët me turistë që vijnë nga vende të tjera në plazhin e Durrësit. Autobusët me turistë të huaj qarkullojnë pa asnjë problem në rrugën e plazhit, sepse sipas prefektit janë më të pakët në numër, sesa autobuzët me kosovarë.  Të gjithë pushuesit e mbërritur nga Kosova, por edhe shoferët e tyre nuk kanë qënë në dijeni të këtyre masave që mori pushteti lokal, Ata e konsiderojnë diskriminim bllokimin e rrugës “Pavarësia” në plazh për kalimin e autobuzëve që mbërrijnë nga qytetet e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat