Selami: Ja pse duhet të më votoni mua. Basha lider i dështuar

Shqipëria

Selami: Ja pse duhet të më votoni mua. Basha lider i dështuar

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 15:16
Eduard Selami

Eduard Selami kandidat për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike në takimet me demokratët e Beratit, Kuçovës, Urës Vajgurore dhe Poliçanit, tha se në këto momente vota për të është akti i parë i bashkimit të Partisë Demokratike dhe rikthimit i saj si forcë bashkëkohore.

“Nëse vërtetë doni bashkim, me votoni mua dhe të bashkuar jeni. Kjo është një arsye më shumë. Unë shoh një shans real që së bashku të firmosim një kontratë, sepse ky model që ofroj është model bashkëkohor dhe i provuar. Nuk ka asnjë rast në historinë time publike që kam thënë diçka e se kam bërë.

Dorëheqja do të ishte një veprim qe do t’i shërbente atij vetë por dhe PD. Do i hapte rrugë një procesi të lirë. Prapë nuk është vonë të dorëhiqet, pasi kandidatin përballë e ka shumë të mirë dhe do ta lërë partinë në dorë të mirë dhe të sigurte”, tha ai.

Sipas Selamit, Basha është lider i dështuar dhe që ka braktisur premtimet e dhëna ndaj demokratëve. 

“Diferenca me e madhe është mes të thënës dhe të bërës. Kur e dëgjon zotin Basha, thua lum si unë por kur e sheh ne PD thua mjerë si ne. Nuk mund te qahesh,  i njeh  nga pikëpamja teorike si funksionon një demokraci bashkëkohore. Por 4 vite më vonë jemi me larg se kurrë. Pse? sepse ai nuk i zbatoi ato që premtoi”, tha Selami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat