Patozi: PD-në e shpëton gara

Shqipëria

Patozi: PD-në e shpëton gara

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 07:46
Astrit Patozi

Në të njëjtën sallë ku Lulzim Basha ishte pak ditë më parë për fushatën brenda partisë, për zgjedhjen e javës së ardhshme të kreut të PD, Astrit Patozi dhe mbështetësit e tij zhvilluan takim me demokratët e Vlorës.

Ish nënkryetari i PD-së tha se humbja e 25 qershorit ishte më e rënda, ndaj sipas tij duhet të ketë analizë dhe të mbahet përgjegjësi.

"Kemi 14 mandate më pak në të gjithë Shqipërinë dhe gati 10% më pak të votave kombëtare, por ndryshe nga para katër viteve, nuk ka më asnjë përgjegjësi për atë që ka ndodhur. Nuk mund të quhet përgjegjësi, që kryetari i cili udhëhoqi PD_në gjatë këtyre katër viteve, të thotë që unë ngriva dhe kjo është ajo që mund të bëj për Partinë Demokratike. Një gjë që nuk ia lejoi vetes Sali Berisha, përpara katër viteve, ne nuk duhet t'ia lejojmë Lulzim Bashës sot, i cilio ka humbur edhe më thellë se Berisha. Unë nuk besoj se ka ndonjë në këtë sallë, që të mendojë se Lulzim Basha është edhe më i fortë, edhe më i zoti, edhe me më shumë kontribute se Sali Berisha, i cili mori atë vendim që mori para katër viteve", u shpreh Patozi.   
patozi 

Si Patozi, ashtu edhe Besnik Mustafaj, apeluan që për kreun e ri të Partisë Demokratike, duhet të ketë garë dhe jo farsë, siç e quajnë ata atë të 22 korrikut.

"Ne po kërkojmë që në Partinë Demokratike, të reflektohet në radhë të parë për këtë humbje dhe të ketë një garë të drejtë mes demokratësh, ku të fitojë alternativa më e mirë, që e mban PD-në të bashkuar në radhë të parë dhe pastaj ta ringrejë me shpejtësi sepse kjo parti është e të gjithëve ne", deklaroi Patozi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat