Patozi zbulon skenarin: Nuk duhet që më 22 korrik të lejojmë…

Shqipëria

Patozi zbulon skenarin: Nuk duhet që më 22 korrik të lejojmë…

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 21:27
Astrit Patozi përpara qytetarëve të Vlorës

Astrit Patozi përpara qytetarëve të Vlorës, është shprehur se nuk duhet të lejojnë që me 22 korrik të mbahen zgjedhjet për kryetarin e PD-së. Në kuadër të nismës së tij “Askënd për të humbur, gjithëkënd për të fituara”, është shprehur se ai nuk do që të përplasë demokratë sikundër donte të përplaste Basha qytetarët në Kavajë.

“Jo një kandidat, por do ishim 2 dhe ne do i merrnim timonin në mes të ditës Lulzim Bashës. Unë nuk isha i gatshëm ta bëja këtë. Dikush thotë po t’i hyje aty se do të mbështesnim ne, por në rast se ai thotë listat i kam unë, ta dini që ju s’do e keni emrin në listë, do jenë disa të tjërë. Nuk u futa në garë dhe kërkova një garë korrekte e vetmja që do na nxirrte nga koplasi.

Ne nuk jemi kundërshtarë të Lulzim Bashës. Ne kundërshtarë kemi Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Ne këtë punë duam që ta bëjmë edhe me Lulzim Bashën, por duhet që këtë ta vendosin demokratët dhe duket që të ketë garë.

Unë ftoj çdo anëtarë të PD-së, por duke filluar që nga themeluesi i PD-së Sali Berisha, e deri tek anëtari më i ri duhet të ngrihen ti dalin zot dhe të marrin fatin e PD. Nuk duhet ta lejomë që 22 korriku të jetë një dite e zakonshme. Unë nuk dua t’i përplas demokratë sikundër donte t’i përplaste qytetarët në Kavajë, Lulzim Basha për të shpëtuar lëkurën e tij.

Ne nuk duhet ta lejojmë me 22 korrik rimandatimin e Basha pa garë, kjo do të jetë një përgjegjësi e të gjithëve”, tha Patozi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat