Çako takim me përfaqësuesit e misioneve të huaja që asistojnë Policinë e Shtetit

Shqipëria

Çako takim me përfaqësuesit e misioneve të huaja që asistojnë Policinë e Shtetit

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 14:32
Drejtuesit e Lartë të Policisë së Shtetit kanë zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme me përfaqësuesit e Misioneve

Drejtuesit e Lartë të Policisë së Shtetit kanë zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme me përfaqësuesit e Misioneve që asistojnë Policinë e Shtetit Shqiptar dhe oficerët ndërlidhës policorë në vendin tonë, që përfshin periudhën raportuese Janar-Qershor 2017.

Takimi është zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së  Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me qëllim  informimin e institucioneve ndërkombëtare dhe organizatave homologe mbi rezultatet e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, krimeve ndërkufitare dhe garantimin e sigurisë publike, që përfshin periudhën raportuese Janar-Qershor 2017.

Në fjalën e tij , Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, ka falënderuar pjesëmarrësit në këtë takim, takime të cilat tashmë janë  fryt i bashkëpunimit të fortë që Policia e Shtetit Shqiptar ka me partnerët,  të gjithë kontributorët, misionet dhe oficerët që asistojnë në punën e saj, duke e cilësuar gjithashtu si një mundësi shumë të mirë për të diskutuar mbi detyrat, objektivat, programet dhe konkluzionet mbi punën e Policisë deri më tani e në vazhdim.

Rezultatet e deri më tanishme të arritura nga Policia e Shtetit , janë mjaft pozitive dhe optimiste në drejtim të goditjes së fenomeneve të paligjshmërisë si:

- lufta për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe të trafikimit të lëndëve narkotike në tërësi, (si prioritet shumë i rëndësishëm që Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Brendshme e ka fokusuar shumë gjatë vitit 2017).

- lufta kundër krimit të organizuar,

-hetimi dhe goditja e grupeve kriminale

-  lufta kundër trafiqeve të ndryshme të paligjshme

- puna e Policisë për sigurimin e rendit dhe të qetësisë publike

- lufta në kontrollin dhe goditjen e radikalizmit

- lufta ndaj fenomeneve të tjera të karakterit të terrorizmit

-realizimin me sukses të detyrave dhe objektivave që lidhen me menaxhimin e integruar të kufijve

-kontrollin e fluksit të migratorëve

-si dhe mbi menaxhimin e suksesshëm të proçesit zgjedhor 2017

Çako ka vlerësuar me nota mjaft pozitive bashkëpunimin dhe mbështetjen e partnerëve  të rajonit e më gjerë, ndaj Policisë Shqiptare, duke asistuar në operacione të përbashkëta të suksesshme, rezultate domethënëse ndaj çdo forme paligjshmërie , su dhe në realizimin e prioriteteve dhe strategjive kryesore.

"Puna e Policisë së Shtetit është në parametra shumë optimiste , pasi vetëm për këtë periudhe 6 mujore janë goditur një sërë organizatash dhe grupesh kriminale  që kanë tentuar dhe kanë synuar trafikimin e lëndëve narkotike.

Mund t’ju informoj se puna e bërë deri tani për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike është shumë domethënëse dhe shume optimiste, pasi është kontrolluar dhe është punuar intesivisht që nga fillimi i vitit për kontrollin e të gjithë territorit, të gjitha hapësirave ose objekteve ku mund të kultivohej ose mund të magazinohej lënda narkotike, por edhe  ku mund të përdoreshin për kultivimin në forma të ndryshme si në laboratorë, tunele, sera ose edhe në vende të identifikuara më parë të hapura, si hapësira për kultivim gjatë vitit 2016 ose në vitet e tjera më parë .

Po kështu , mund t’ju them se ne vazhdojmë punën intesivisht edhe në aspektin e hetimit të grupeve kriminale të cilat janë të organizuara për trafikim, ndonëse ka një rritje të potencës të goditjes policore , janë të evidentuar pjesa më e madhe e grupeve kriminale dhe vazhdojmë shkëmbejmë informacion me partnerët dhe me vendet e tjera të rajonit të lidhura me këtë aktivitet", -tha Çako.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e Misioneve dhe Oficerët Ndërlidhës Policorë, vlerësuan bashkëpunimin shumë të mirë të deritanishëm me Policinë e Shtetit, transparencën, informimin në kohë gjatë proçesit zgjedhor,  ku theksuan se ky bashkëpunim dhe kjo mënyrë komunikimi duhet forcuar më tej në interes të realizimit të prioriteteve të përbashkëta.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat