Rama takon Macron në Trieste, Samiti - inkurajues për rajonin dhe Shqipërinë

Shqipëria

Rama takon Macron në Trieste, Samiti - inkurajues për rajonin dhe Shqipërinë

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 12:33
Rama dhe Macron

Kryeministri Edi Rama, gjatë Samitit të Triestes ka pasur një takim edhe me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Rama ka postuar në Facebook një video me disa pamje nga takimi me Presidentin francez, teksa shkruan: “Në Trieste me Presidentin Emmanuel Macron, për Europën që duam, rajonin tonë si pjesë e saj dhe rrugën europiane të Shqipërisë ku po përgatisim një mandat reformash e negociatash me Bashkimin Europian”.

Ndërsa një një postim tjetër, Rama thekson se Samiti i Triestes ishte mjaft inkurajues për rajonin dhe Shqipërinë.

“Një Samit inkurajues për ecurinë europiane të rajonit dhe po ashtu për Shqipërinë, që këtë herë është e para në listën e projekteve të fituara për financim”, shkruan kryeministri Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat