Lista anti-Basha, Mustafaj flet për takimin në Durrës: Gjeta demokratët e ’97, PD do të ngrihet

Shqipëria

Lista anti-Basha, Mustafaj flet për takimin në Durrës: Gjeta demokratët e ’97, PD do të ngrihet

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 10:24
Basha dhe Mustafaj

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj i rreshtuar në ata që janë kundër Lulzim Bashës, ishte i pranishëm ditën e djeshme në takimin e organizuar në Durrës.

Mustafaj duket se është entuziazmuar nga ky takim dhe ka shprehur përshtypjet e tij në profilin e Facebook.

Ja çfarë shkruan Mustafaj:

Sapo u ktheva nga një takim i paharrueshëm në Teatrin ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës.

Kishin ardhur shumë më tepër demokratë se sa merrte salla. Gjeta shumë nga qëndrestarët e vitit '91 e '97.

Por edhe shumë të rinj të mrekullueshëm të Forumit Rinor Demokrat. Jam plot me besim se PD-ja do t'i rezistojë katastrofës së një procesi zgjedhor të paqenë dhe do te ngrihet mrekullisht për t'i bërë opozitën që meriton kjo qeverisje e rrezikshme e Edi Ramës.

Faleminderit qytetarisë demokrate durrsake që më dhanë këtë shpresë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat