Qytetari i ankohet Berishës: Nuk takojmë dot drejtorin e ujësjellësit si të ishte…

Shqipëria

Qytetari i ankohet Berishës: Nuk takojmë dot drejtorin e ujësjellësit si të ishte…

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 20:07
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me publikimin e mesazheve nga qytetari dixhital, i cili këtë herë ankohet për mungesën e ujit.

Një banor i Spitallës në Durrës, thotë se prej një muaji nuk kanë ujë dhe nuk takojnë dot as drejtorin e Ujësjellësit për t’iu ankuar, duke e krahasuar atë me presidentin amerikan Donald Trump.

Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike, përmes një statusi në “Facebook”, shprehet se kjo është vera e etjes së madhe dhe e ndëshkimit të qytetarëve.

Statusi i plotë i Berishës:

Vere e etjes se madhe, e ndëshkimit të qytetarëve!

Spitalla një muaj pa ujë!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mirëmbrëma i nderuari Berisha unë që po të shkruaj jam një banor i Spitallës së Durrësit. Kemi një muaj që rrimë pa ujë. Shkojmë tek ujësjellësi nuk takojmë dot drejtorin e ujësjellësit sikur të ishte presidenti Tramp. Me vuajtje dhe sakrifica heqim bukën e fëmijëve për të blerë ujë. Jam i vetmi person që punoj për një familje me anëtarë prej katër vetash. Ndërkohë që as për fëmijët s’po marr asnjë lloj ndihme për vdekjen e mamasë së tyre. Nuk e di se ku të shkojmë. Ju lutemi ta ngrini këtë shqetësim se unë ndihem i patakatshëm. Ju faleminderit për ju”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat