E rrallë, kuksiani gjen në Pogradec portofolin e mbushur me euro dhe e dorëzon

Shqipëria

E rrallë, kuksiani gjen në Pogradec portofolin e mbushur me euro dhe e dorëzon

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 11:25
Kuksiani ne Pogradec

Një veprim i rrallë dhe për t’u marrë shembull nga të gjithë është raportuar nga Pogradeci.

Një qytetar ka gjetur portofolin e një qytetari gjerman dhe e ka kthyer pas të paprekur.

Portofoli kishte brenda 1.100 € dhe dokumentet e gjermanit, patentë, kartë ID e pasaportë. 

Qytetari në fjalë quhet Azem dhe është me origjinë nga Kukësi.

Azemi u bë lajm në vitin 2014-të kur INUK i prishi lokalin që ai kishte ndërtuar buzë liqenit të Ohrit, teksa qëndroi brenda ndërtesës i ngujuar për 2 ditë me radhë bashkë me familjen sepse pretendonte se shteti nuk e kishte dëmshpërblyer për vlerën reale të pronës.
Lajmi është përcjellë nga mediat lokale. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat