Lëvizja e radhës e Patozit, nesër nis takimet anti-Basha

Shqipëria

Lëvizja e radhës e Patozit, nesër nis takimet anti-Basha

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 17:53
Astrit Patozi

Astrit Patozi, ish-nënkryetari i PD-së do të nisë nesër një tur takimesh në të gjithë vendin, me qytetarë të zakonshëm dhe mbështetës të PD-së.

Mësohet se takimi i parë i Patozit do të zhvillohet nesër në orën 19:00 në qytetin e Durrësit.

Ky tur takimesh zhvillohet paralelisht me takimet që Basha e Selami po zhvillojnë me anëtarët e PD-së për zgjedhjen  e kryetarit të ri të partisë. Patozi ka kritikuar qëndrimet e Bashës në këtë proces dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Ndërkohë mësohet se ka nisur edhe mbledhja e firmave për të thirrur Këshillin Kombëtar të PD-së. Mjaftojnë vetëm 69 anëtarë nga 275 që janë në total për ta thirrur këtë mbledhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat