Topalli-zyrtarëve gjermanë: Basha rrënoi PD-në dhe nuk lëshon karrigen

Shqipëria

Topalli-zyrtarëve gjermanë: Basha rrënoi PD-në dhe nuk lëshon karrigen

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 13:55
Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim më zyrtarë të lartë të Bundestagut gjerman.

Deputetja aktuale e Partisë Demokratike Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim më zyrtarë të lartë të Bundestagut gjerman, ku ju ka raportuar atyre situatën aktuale në të cilën gjendet PD-ja.

Nëpërmjet një statusi në profilin e saj në “Facebook”, Topalli thotë se ka njohur zyrtarët gjermanë me kërcënimin që shfaqet pas 3 dekadash me një kryetar partie si Lulzim Basha që nuk lëshon karrigen edhe pse rrënoi partinë. Topalli thotë se është e shqetësuar, pasi vendi po mbetet pa opozitë.

Statusi i Jozefina Topallit: 

Vendi pa opozite!
Me Dr. Joachim Pfieffer ( zedhenes i grupit parlamentar CDU/Csu ne Bundestag per ekonomine dhe energjine , dhe Elke Kreiser.
Ata ishin njohur me rezultatin rrënues te Opozitës me 25 qershor .
Bashkebiseduam per zhvillimet e fundit politike.
I njoha ata me kërcënimin qe shfaqet pas rreth gati 3 dekadash, kur një kryetar partie ( i vete shpallur i vetengrire), nuk lëshon karrigen, edhe pasi ka rrënuar partine qe drejtoi, me 230 mije vota me pak , ose me një rënie rreth 35% me te thelle nga humbja e fundit, ne kushtet e qeverise me te keqe te Edi Rames.
Unë shpreha shqetësimin e thelle per rrezikun e mbetjes se vendit edhe pa një opozite te vërtete, si gjeja me kërcënuese për nje vend qe ka jetuar 50 vite ne diktature.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat