Selami në Dibër: Do rikthejmë demokracinë, vendimet do i marrin demokratët

Shqipëria

Selami në Dibër: Do rikthejmë demokracinë, vendimet do i marrin demokratët

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 16:09
Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë Eduard Selami

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë Eduard Selami ka qenë në Dibër, ku u shpreh se PD ka tashmë 3 humbje resht dhe se nëse nuk bën një analizë për gjendjen ku ndodhet, atëherë do të vijojë të humbasë. Për të, lidershipi i dështuar në PD ka bërë që forca politike që aktualisht ndodhet në opozitë të humbas zgjedhjet.

“Është humbje e besimit dhe shpresës që ne jemi forca progresive në Shqipëri dhe bëhet më e rëndë për mua si demokrat dhe për ju sepse po na mund e majta, trashëgimtarja e Partisë së Punës”, tha ai. Selami tha se modeli i Bashës është i kohës së kaluar që nuk respekton institucionet brenda partisë, ndaj ai premtoi rikthimin e vendimmarrjes në bazë, duke e cilësuar si cilës për sukses në të ardhmen.

Është thelluar, shikoni listën se ka mjaft njerëz të nderuar aty që do kishin fituar edhe vetë, po qe se do ishte një konkurrim i barabartë, por është listë jashtë konkurrimit “jo legjitime”. Është kompetencë e Këshillit Kombëtar, jo e kryetarit. Duhet ti bënit ju rekomandimet. Selami ka kërkuar që ti jepet fund idesë së bashkëqeverisjes me partisë socialiste. Por sipas tij edhe në qoftë se kjo do të tentohet, duhet të jene vetëm strukturat dhe forumet e larta që mund të vendosin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat