"Basha të dorëhiqet dhe të shtyjë datën e zgjedhjeve"

Shqipëria

"Basha të dorëhiqet dhe të shtyjë datën e zgjedhjeve"

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 17:19
Lulzim Basha

Një nga njerëzit më besnikë të Lulzim Bashës, Genti Malko ka argumentuar se Basha duhet të dorëhiqet dhe të shtyhen zgjedhjet.

Anëtari i kryesisë, njëkohësisht shef i departamentit të pronave në PD ka pohuar se e ka mbështetur Bashën për tu zgjedhur në krye të PD-së në 2013, ku shton se kjo ka qenë edhe në dëshirën e ish-liderit Sali Berisha.

Në një intervistë për ABC, Malko tregon se pse u zhgënjye prej kryetarit Basha, aq sa t’i kërkojë dorëheqjen.

“Për herë të parë në 20 vjet që unë kontribuoj në PD, ju betohem që nuk më ka qëlluar të shoh një mungesë të tillë motivimi”, ka thënë ai ndër të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat