Pse u la jashtë listës Jozefina Topalli? Një përgjigje e ka njeriu i afërt me Bashën

Shqipëria

Pse u la jashtë listës Jozefina Topalli? Një përgjigje e ka njeriu i afërt me Bashën

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 07:13
Jozefina Topalli dhe Sali Berisha

Ervin Salianji është tashmë deputet i parlamentit shqiptar dhe njeri i afërt i Lulzim Bashës.

I ftuar në emisionin Përballë në TVSH, Salianji ka ndërhyrë ndaj kritikave që disa të ftuar të tjerë kanë bërë ndaj Bashës në lidhje me heqjen nga lista të shumë figurave të njohura të PD-së, ndër to edhe Jozefina Topallin. 

Salianji është shprehur se Topalli nuk shkoi as në Shkodër për të mbështetur kryebashkiaken aktuale Voltana Ademi, në vitin 2015 në zgjedhjet vendore.

“Basha kandidoi vetëm ata që bënë opozitë të fortë. Zonja Topalli s’ka marrë pjesë në fushatën e Voltana Ademit në Shkodër në vitin 2015”, tha Salianji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat