Gara për kreun e PD/ Basha ballë për ballë me Selamin në Tropojë

Shqipëria

Gara për kreun e PD/ Basha ballë për ballë me Selamin në Tropojë

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 21:24
Selami/Basha

Lulzim Basha dhe Eduard Selami pritet të përballen mes tyre në Tropojë, në të njëjtin vend përpara të njëjtëve demokratë.

Partia Demokratike bën me dije se beteja për kreun e PD-së, e ngjashme me debatet në SHBA, do të zhvillohet në qendër të qytetit të Tropojës.

Në njoftimin e degës së selisë blu në Tropojë thuhet se takimi do të mbahet në Pallatin e Kulturës në orën 13:00, më datë 13 korrik

Njoftimi i Degës së PD Tropojë

Te nderuar anetare te Partise Demokratike Dega Tropojë,PD-ja aktualishte ka hyre ne nje faze shume te rendesishme te saj ate te zgjedhjes se Kryetarit te PDSh-se.

Ju njoftoj dhe ju ftoj te beheni pjese e diskutimeve dhe vendimarrjes se kesaj gare:

Diten e ejte dt.13.07.2017 ora 13:00 ne Bajram Curri ( Ne sallen e pallatit te kultures Dardania).

Se bashku te dy kandidatet do te shpalosin platformen dhe vizionin e tyre per drejtimin e PD-se ne mandatin ne vazhdim:

Zonja dhe zoterinj, misioni i demokrateve per europianizimin e PDSH-se dhe Shqiperise vazhdon,se bashku per nje PD-e dhe te djathte te bashkuar ,PD-ja ka nevoje per kontributin dhe ndihmen e gjithsecilit,te bashkuar mund t’ia dalim perballe kesaj oligarkie Rilindase qe ka pushtuar te gjithe vendin.

Ju ftoj te behemi pjese e takimit te perbashket te kandidateve dhe te shprehim mendimet tona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat