Lotaria Amerikane, ky është njoftimi i fundit nga Ambasada e SHBA në Tiranë

Shqipëria

Lotaria Amerikane, ky është njoftimi i fundit nga Ambasada e SHBA në Tiranë

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 10:25
Ilustrim

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka folur sot për Lotarinë Amerikane.

Me një njoftim në faqen e Facebook, Ambasada shprehet se aplikimi për lotarinë është diçka që bëhet pa pagesë, ndërsa bëhet thirrje që të paguhen para.

Ja njoftimi i ambasadës së SHBA:

A e dinit se përzgjedhja për Lotarinë Amerikane bëhet në Shtetet e Bashkuara dhe është krejtësisht e rastësishme?

Kjo do të thotë se askush në Shqipëri nuk mund t’ju garantojë juve se do të përzgjidheni për këtë program.

Kujdes nga mashtrimet! Aplikimi për Lotarinë Amerikane është pa pagesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat