Kuvendi me kryetar të ri, ja kush do ta drejtojë

Shqipëria

Kuvendi me kryetar të ri, ja kush do ta drejtojë

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 22:16
Kuvendi i Shqipërisë

Gramoz Ruçi do të jetë me shumë gjasa kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Megjithëse emrat e ministrave të rinj dhe kryeparlamentarit do të dalin në shtator, emri i Ruçit u nënkuptua sot nga kryeministri Rama në emisionin “Top Story”.

“Uroj mos të kem telefonatë pas emisioni, pse s’më ke thënë mua”, tha Rama, duke nënkuptuar se vendimin se ka konsultuar më herët me Ruçin.

Gramoz Ruçi ka shërbyer më herët si kryetar i grupit parlamentar të PS-së, ndërkohë që do të jetë sërish deputet pas mandatit të marrë në qarkun e Fierit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat