Deputeti i PD-së mbron kreun e partisë: Basha ka përgjegjësi. Ja, pse jam kundër largimit

Shqipëria

Deputeti i PD-së mbron kreun e partisë: Basha ka përgjegjësi. Ja, pse jam kundër largimit

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 19:23
Enkelejd Alibeaj

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD si dhe deputeti i ardhshëm, Enkelejd Alibeaj komentoi humbjen e PD si dhe garën për zgjedhjen e kreut të PD. I pyetur për votimin në mbledhjen e Kryesisë së PD ku u vendos për që të garojë Basha me Selamin, Alibeaj tha se rendi i ishte i përcaktuar dhe nuk mund të ndryshohej më kërkesa të tjera që kërkuan disa nga anëtarët.

“Nuk isha unë që mbaja numrin e votave. Ajo që ka ndodhur është se kishte një mbledhje me rend të përcaktuar. Pra ishte përcaktimi i kandidaturave dhe përcaktimi i komisionit elektoral. Por disa kërkuan që të futej një pikë e tretë. Ishte një mbledhje që kishte marrë spunto nga 22 korriku. Pra ne 22 korrik kreu i Partisë i nënshtrohet zgjedhjeve. Unë isha kundër ndryshimit të rendit të ditës. Kërkesa ishte e nënshkruar dhe mund të bëhet kërkesë tjetër për mbledhje kryesie. Në pikën shtesë kërkohej shtyrja e zgjedhjeve dhe të behej një analizë”- tha Alibeaj.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me vetëngrijen e funksioneve të Lulzim Bashës, Alibeaj tha se Basha është ‘vetëngrirë’ për t’u gjykuar dhe se është kundër dorëheqjes së tij.

“Dorëheqja, bishtnim i përgjegjësisë. Basha dhe Selami do shkojnë para anëtarësisë për gjykim. Nuk duhet dorëheqje për sa kohë është vota ‘një anëtar një votë’. Unë mendoj se është zgjedhje e mirë vetëngrirja e funksioneve të Bashës. Basha është ‘vetëngrirë’ për t’u gjykuar. Sipas statutit kreu i PD qëndron në detyrë deri në zgjedhje. Nëse shkaku i vetëm i humbjes së PD do ishte lista e kandidatëve, Basha ka përgjegjësi. Unë mendoj se humbja e PD nuk ishte vetëm për shkak të listës” –tha Alibeaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat