Mesazhi i Olldashit për Berishën 4 vite më parë: Basha do të të hajë kokën!

Shqipëria

Mesazhi i Olldashit për Berishën 4 vite më parë: Basha do të të hajë kokën!

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 18:29
Olldashi - Basha

Më 22 korrik të vitit 2013, në Partinë Demokratike u zhvillua gara për kryetarin e saj. Për herë të parë, Sali Berisha nuk kandidoi, pas gati 16 vitesh pa ndërprerje në krye të saj.

Fillimisht, ish-kryeministri premtoi një garë të ndershme dhe paanësi, por javën e fundit të asaj fushate, Berisha ishte në çdo takim të Lulzim Bashës, njerëzit e tij përçonin mesazhe, filloi të përdorte “dorën e tij të hekurt” në parti dhe në fund me një diferencë të thellë fiton Lulzim Basha. 

Zgjedhje që nxorën fitues Lulzim Bashën, i cili sot pas katër vitesh ka
rezultatin më të dobët të PD. Në shumë qarqe ka vota më pak se në vitin 1997.

Në vitin 2013, pas humbjes i ndjeri Sokol Olldashi i çon një mesazh Sali Berishës, nëpërmjet dy miqve të tyre të përbashkët, një pjesë të së cilit e tha publikisht, pjesën tjetër e ndau vetëm me miqtë.

“Midis humbjes sime dhe përçarjes së PD, unë zgjedh humbjen time”.

Dhe pjesa e dytë e këtij mesazhi drejtuar Berishës ishte:

“Ai që zgjodhe do të të hajë kokën, ty të parin”!

Personat që ia kanë çuar këto mesazhe janë ende në PD, njëri deputet dhe tjetri njeri mjaft i rëndësishëm në drejtimin e saj.

Pas rezultatit të 25 qershorit, fjalët e Olldashit në katër vite më parë dhe mesazhi i çuar
Berishës duken profetike.

Lulzim Basha nuk pranon humbjen, por ka zgjedhur përçarjen dhe në përfundim po shohim se pjesa e dytë e mesazhit adresuar Berishës është një e vërtetë e madhe. Këtë e ka pranuar mesa duket dhe Berisha, i cili fatkeqësisht ndodhet përballë faktit
kur i zgjedhuri i tij katër vite më parë po përçan partinë dhe po e çon atë drejt një ndarjeje të pandalshme dhe më mirë se të gjithë këtë e kupton Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat