Zbulohen votat kundër Bashës në Kryesinë e PD-së. 3 sekretarë abstenuan

Shqipëria

Zbulohen votat kundër Bashës në Kryesinë e PD-së. 3 sekretarë abstenuan

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 14:08
Kryesia e PD

Kryesia e PD ka vendosur dje kundër shtyrjes të zgjedhjeve për kryetarin pas 22 korrikut. Rezultati i votimit të këtij propozimi dje në Kryesi ishte 11 vota pro kërkesës së grupit kundër Bashës nga 45 anëtarë që ka Kryesia e P.

Dy nënkryetarët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, në përfundim të afateve për regjistrimin e kandidatëve për kreun e ri të PD-së thirrën mbledhjen e Kryesisë për të përcaktuar kandidatët zyrtarë dhe anëtarët e Komisionit të Zgjedhjeve. Lulzim Basha, i cili ka deklaruar se i ka ngrirë të gjitha funksionet e tij si kryetar i PD-së, nuk mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë, e cila u zhvillua me debate të ashpra.

Ishin tre anëtarët e Kryesisë ata që fillimisht u kërkuan dy nënkryetarëve të PD-së të tërhiqeshin nga drejtimi i mbledhjes dhe t’ia delegonin atë sekretarit të përgjithshëm dhe dy sekretarëve organizativë.

Sa i takon garës për kreun e ri të PD-së, grupi “anti-Basha” kërkoi shtyrje të datës së zgjedhjeve me arsyetimin se fillimisht duhet bërë një analizë për zgjedhjet parlamentare për t’u nxjerrë përgjegjësitë konkrete për gjithsecilin.

Panorama publikon emrat qe votuan kundër Bashës ne kryesine e PD-se:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat