Plagosje me thikë në Vlorë, autorët refuzojnë t’i ndalojnë policisë...

Shqipëria

Plagosje me thikë në Vlorë, autorët refuzojnë t’i ndalojnë policisë...

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 10:52
Policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës teksa pas një sherri banal situata ka agravuar në përdorimin e thikave.

Policia vuri në pranga një 27-vjeçar, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një shtetas tjetër.

Sipas policisë Janaq Karavoqiri dhe shtetasi K.K të dy banues në Nartë të Vlorës kanë goditur me thikë shtetasin E.A 34 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje shëndetësorë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e policisë të Stacionit Triport duke mos iu bindur urdhërit të tyre.

Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 89, 25 dhe 236 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat