Vjehrra e helmuar: Kurrë nuk do ta fal nusen!

Shqipëria

Vjehrra e helmuar: Kurrë nuk do ta fal nusen!

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 10:38
Arjana Stafa

Nuk do ta fal për të gjithë jetën nusen për atë që më bërë! Kështu ka deklaruar vjehrra 42-vjeçare e cila për pak humbi jetën nga ilaçi i insekteve që nusja e saj i kish vënë në pjatën me kos. E tronditur nga ngjarja e rëndë vjehrra që tashmë i ka shpëtuar thonjve të vdekjes ka deklaruar se ka qenë fati që e ka shpëtuar nga më e keqja. Sipas saj nusja e ka përgatitur gjithçka me kujdes për ta helmuar. Duke kujtuar natën e tmerrit Arjana Stafa ,vjehrra e nuses 19 vjeçare Elda Tanushi, ka rrëfyer se i kish kërkuar një pjatë kos nuses pasi i ishte tharë goja. Nusja nuk kish përtuar,por i kish sjellë pjatën e kosit së bashku me helmin brenda. 42-vjecarja pasi e kish falënderuar për ushqimin që i kish sjellë nusja ,kish futur në gojë lugën e parë. Sapo e kish shijuar lugën me kos gruaja kish ndjerë një erë të keqe që ngjasonte me benzinën. Arjana e çuditur nga kjo shije e kish pyetur nusen se pse kosi kish shije të keqe. Nusja kish bërë të paditurën duke i thënë se kosi është si gjithë të tjerët.

Për ta bindur nusen vjehrra i ka kërkuar që ta provojë dhe ajo vetë , por nusja nuk ka pranuar. Vjehrra pasi ka ngrënë pak nga pjata me kos është shtrirë në krevat. Papritur ajo ka ndjerë shqetësime si mungesa e fuqisë,marrja e mendve dhe këputje .Në një situatë të tillë 42-vjeçarja Arjana Stafa ka dyshuar dhe i ka thënë nusen se çfarë i kishte bërë. Ajo me qetësi i ka thënë se :“të hodha ilaç, helm në kos. E kam bërë për arsye personale”. E tronditur vjehrra e ka pyetur nusen se pse ja kishte bërë këtë gjë kur ajo e kish dashur aq shumë, por kjo e fundit nuk ka reaguar. Sapo ka mbërritur djali i vogël gruaja ka shkuar urgjentisht në spital ku falë ndërhyrjes së mjekëve tashmë është jashtë çdo rreziku për jetën. E pyetur nëse do ja falte nuses këtë që i kish bërë,gruaja ka deklaruar se: “Ajo desh më vrau mua! Më helmoi! Edhe vajza ime fëmija im të ishte, për atë që ka bërë nuk mund të falet. Të qëndrojë në burg e të vuajë dënimin mbase i vijnë edhe mendtë e kokës. Se ne nuk na e diti të mirën”.

Gruaja ka dëshmuar se e ka trajtuar nusen si vajzën e vet, por kjo e fundit ja shpërbleu në mënyrën më të keqe të mundshme. Ndërkohë 19 vjeçarja Elda Tanushi akuzohet për tentativë vrasje. Dy net më parë ajo përveçse pranoi krimin rrëfeu para hetuesve se shkaku I këtij veprimi ka qenë fakti se vjehrra e dhunonte dhe keqtrajtonte. Sipas saj ajo jetonte në një shtëpi me vjehrrin dhe vjehrrën e saj ,pasi burri ish larguar në drejtim të Greqisë për të punuar. Ajo kish vetëm disa muaj e martuar dhe jetonte e mbyllur në shtëpi së bashku me vjehrrin dhe vjehrrën. Nusja ka deklaruar se vjehrra komunikonte në telefon me djalin e saj duke i folur keq për të. I thoshte se nuk punon dhe rri gjithë ditën në celular. Kjo arsye dhe arsye të tjera e kanë bërë atë që të ndërmarrë këtë veprim të rëndë duke i hedhur ilaç insektesh në ushqimin e mbrëmjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat