Topalli ashpërson gjuhën: Selami nuk është kandidat real. Neveri për ata që mbrojnë Bashën!

Shqipëria

Topalli ashpërson gjuhën: Selami nuk është kandidat real. Neveri për ata që mbrojnë Bashën!

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 21:43
Jozefina Topalli

Jozefina Topalli ka ashpërsuar tonet e saj kundër liderit të PD-së Lulzim Basha, teksa këtë të hënë kryesia e partisë vendosi që gara për postin e kreut të selisë blu, të bëhet më 22 korrik dhe në garë të jenë vetëm Eduard Selami e Basha.

E ftuar në emisionin “Debat” në Channel One, Topalli tha se ndjen neveri për grupin e demokratëve që mbron Lulzim Bashën. 

Madje Topalli është shprehur se Eduard Selami, në fakrt nuk është një kandidat i vërtetë për postin e PD-së, një gjykim të cilin e ka dhënë dhe sot më herë ish ministri Genc Ruli.

 “Unë ndjej neveri për atë grup që mbështet Bashën. Ata janë njësoj me ata që nxjerrin partinë mbi Shqipërinë. Në PD nuk ka garë. Selami nuk është kandidat i vërtetë”, tha Topalli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat