Patozi akuzon rëndë Bashën: Më ofroi një Pazar si ai që bëri vetë më Ramën!

Shqipëria

Patozi akuzon rëndë Bashën: Më ofroi një Pazar si ai që bëri vetë më Ramën!

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 21:35
Astrit Patozi

Astrit Patozi ka lëshuar një bombë të vërtetë, duke shtuar edhe më shumë temperaturat brenda Partisë Demokratike.

Ish kreu i grupit parlamentar të PD-së u shpreh se Lulzim Basha i ka ofruar një Pazar të cilin ai e ka refuzuar kategorikisht. Patozi nuk ka dhënë shumë detaje për të, por ka lënë të kuptohet se Basha i ka ofruar një Pazar për të kryer një garë të heshtur në PD. Pazarin në fjalë, Patozi e ka krahasuar me paktin e famshëm të prillit mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Deputeti i PD-së theksoi se Basha ka ndërmend të bëjë një garë, por fijet e saj t’i tërheqë vetë prapa kuintave.

“ Sipas meje nuk e jep sepse do të futet në një garë të kontrolluar nga ai vetë... njësosj si Edi Rama që thoshte, mua më keni këtu, unë nuk dorëhiqem, në kohën kur ne ishim në çadër dhe kërkonim largimin e tij.

Kryetari i vetngrirë sot i mogon rivalëve të mundshëm apo mua personalisht të themi, një mundësi për të patur një garë të ndershme... një gjë që ja kërkonte dje kryeministrit.

A ishin këto kërkesat tona në ?adër, kryeministri të japë dorëheqjen, të ketë qeveri teknike dghe të shtyhen zgjedhjet. Cfarë ndodhi? Rama nuk dha dorëheqjen, zgjedhjet nuk u shtynë dhe Basha bëri një marrëveshje me të.

Ne po kërkojmë pa çadër e pa protesta agresive sepse ne kemi pritur reagimin dhe reflektimin e Bashës...

Nuk kanë qenë të paktë njerëzit e zotit Baasha që më kanë propozuar që ai është i prirur të ketë një marrëveshje... unë nuk dua të jem kryetar për ambicie për pushtet. Ndaj me mua nuk mund të ketë Pazar!”-tha Patozi në studion e emisionit “Top Story”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat