“Basha nuk ka asnjë të drejtë, më shumë u ankua arbitri sesa lojtari i zgjedhjeve”

Shqipëria

“Basha nuk ka asnjë të drejtë, më shumë u ankua arbitri sesa lojtari i zgjedhjeve”

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 18:03
Lulzim Basha

Genc Ruli ka kritikuar performancën politike të kreut të PD-së në këto zgjedhje parlamentare, duke thënë se Basha e ka humbur plotësisht të drejtën për t’u ankuar për votën.

I ftuar këtë të hënë në Abc News, ish ministri i PD-së foli gjithashtu edhe për dorëheqjen e tij nga kandidimi për deputet. Ruli u shpreh se është ndjerë i pafuqishëm ndaj një politike në PD, që sipas tij është “luajtur” keq nga lidershipi i saj.

Ruli shkon më tej dhe shprehet se Basha nuk ka të drejtë të ankohet për asnjë votë të vjedhur, pasi nuk bëri asnjë veprim për të parandaluar fenomenin në fjalë. Madje Ruli shprehet se më shumë se PD, është ankuar OSBE-ODIHR, “arbitri” i zgjedhjeve.

“Jam ministri i parë që kam dhënë dorëheqjen në vitet e para të demokracisë. Kur politika luhet keq, unë s’mund të bëhem pjesë e saj. Unë jam ndjerë i pafuqishëm ndaj kësaj politike dhe e kisha detyrim që të tërhiqesha që të mos bëhesha pjesë e saj.

Sa i përket Bashës, ai i habiti të gjithë me atë që bëri. Natyrisht që as unë s’do isha në listë. Në këto zgjedhje pamë që partitë qeveritare u rritën, ndërsa PD-ja ra. ODIHR-i ishte më i fortë se Basha në ankesat për zgjedhjet. Basha e humbi të drejtën e ankimit për zgjedhjet që kur bëri paktin me Ramën.”-tha Ruli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat