Përfundon procesi i paraqitjes së kandidaturave për kryetar të Partisë Demokratike

Shqipëria

Përfundon procesi i paraqitjes së kandidaturave për kryetar të Partisë Demokratike

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 16:27
Selia e Partisë Demokratike

Partia Demokratike beri te ditur sot se në përfundim të procesit të paraqitjes së kandidaturave për Kryetar të PDSH, kanë paraqitur dokumentacionin ne sektorin e Organizimit disa kandidate, për të cilët sot do te mblidhet Kryesia për të miratuar kandidaturat që do të garojnë për Kryetar të PDSH.

Në deklaratën për mediat të PD në lidhje me disa pretendime të ngritura gjate këtij procesi, sqarohet se “Çdo kandidat paraqet kërkesën e tij në sektorin e Organizimit. Statuti dhe aktet e tjera të dala në zbatim të tij, si dhe organizmat e PDSH  garantojnë garë të ndershme, të drejte dhe të barabartë për këdo që dëshiron te kandidojë”.

Më tej në deklaratë shpjegohet se “Procesi i shpallur i garës për Kryetarin e PDSH është normal dhe bazuar në statutin e saj. Kryetari i Partisë, bazuar në nenin 43, pika 2, ka autorizuar delegimin e të gjithë vendim-marrjes organizative te dy Nenkryetaret dhe Sekretarin e Pergjithshem.

Dy nënkryetarët, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, në fund të deklaratës shprehen se “Ne garantojmë që brenda kompetencave tona do sigurojmë për çdo kandidat një proces të rregullt, të ndershem dhe të barabarte sipas statutit te PDSH”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat