KQZ mbledhje nesër, ja qarqet ku jepet mandati i deputetit

Shqipëria

KQZ mbledhje nesër, ja qarqet ku jepet mandati i deputetit

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 22:06
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillojë një mbledhje në  orën 10:00. KQZ bën të ditur se në këtë mbledhje do të shqyrtohet projekt vendimet për nxjerrjen e rezultatin për zonën zgjedhore të Qarkut të Fierit, Kukësit, Elbasanit, Lezhës dhe Dibrës.

Mbledhja e KQZ-së do të certifikojnë mbledhjen e nesërme mandatet e deputetëve të cilët dolën nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Njoftimi i KQZ:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 03.07.2017, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt vendimeve,
Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore, Qarku Fier, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017.
Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore, Qarku Kukës, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017.
Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore, Qarku Elbasan, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017.
Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore, Qarku Lezhë, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017.
Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore, Qarku Dibër, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat