Opozita dhe mazhoranca shqiptare bëhet bashkë në Paris, ja kush i kryeson

Shqipëria

Opozita dhe mazhoranca shqiptare bëhet bashkë në Paris, ja kush i kryeson

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 22:28
Përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës shqiptare

Përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës shqiptare janë takuar në Paris, në takimin më të rëndësishëm të opozitës sirane, njohur si muxhahedinët, që zhvillohet në Paris.

Ky takim i opozitës siriane i quajtur këtë vit “Irani i Lirë”,  mbledh dhjetëra delegacione nga e gjithë bota. Delegecioni shqiptar kryesohej nga ish-kryeministri Pandeli Majko. Në vendin tonë janë të strehuar një grupim i muxhahedinëve.

Duke lënë pas situatën politike në vend, Xhemal Qefalia, Mimoza Hajdarmataj, Pjerin Ndreu, Pandeli Majko, Liljana Elmazi, Ulsi Manja, Asllan Dogjani, Albina Deda, Fatmir Mediu, Irma Kopliku, Arbjola Halimi, janë bashkuar në Paris. Mes tyre, ka edhe politikanë që pas zgjedhjeve të 25 qershorit nuk do të jenë më deputetë në Kuvendin e ri të Shqipërisë, vecanërisht nga sopozita.

Si çdo vit në këtë periudhë, me ftesë të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, me seli në Paris,

Mijëra simpatizantët mblidhen në Paris me ftesë të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit për të shprehur mbështetjen e tyre për çlirimin e Iranit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat