Mustafaj: Basha nuk ka "ngrirë"! Përkundrazi, po përdor të gjithë makinerinë e PD

Shqipëria

Mustafaj: Basha nuk ka "ngrirë"! Përkundrazi, po përdor të gjithë makinerinë e PD

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 16:19
Besnik Mustafaj

Besnik Mustafaj, thotë se është koha për ulje tensionesh brenda demokratëve dhe të kuptohet që grupi kritik kundër Bashës është faktor brenda Partisë Demokratike.

“Ajo që e quani grupi kundër Bashës është tashmë një faktor në PD. Janë figura me autoritet politik, të rinj dhe të vjetër si të thuash. Kështu që në këtë kuptim është absolutisht e domosdoshme të gjendet çelësi për uljen e këtij tensioni.”-tha Mustafaj.

Për thellimin e klimës së tensionuar Mustafaj bën përgjegjës Bashën, pasi sipas tij, ka një seri veprimesh që tregojnë se kryetari nuk është ngrirë, por se është shumë aktiv.

“Po përdor selinë e partisë, po përdor zyrën e tij, gjithë infrastrukturën, sekretariatin, makinën telefonin e partisë, zyrën e shtypit, gazetën e partisë për të ushtruar ndikimin e vet mbi zgjedhjet e ardhshme.”- deklaroi ish ministri i PD.

Mustafaj  thotë se grupimi kundër Bashës duhet të dalë me një kandidat që të mishërojë edhe alternativën e tyre. Atëherë dhe kushtet që ka për të zbatuar në mënyrë të detyrueshme Basha, sipas tij bëhen dhe më konkrete. 

Afati i dorëzimit të kandidaturave sipas vendimit të firmosur nga dy nënkryeyarët Spaho dhe Paloka përfundon të dielën dhe një mbledhje kryesie pritet të caktojë komisionin që do të menaxhojë procesin zgjedhor, ku secili kandidat do të ketë përfaqësuesit e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat