Kritikët e Bashës: Të shtyhen zgjedhjet për kreun e PD, kemi 5 kushte

Shqipëria

Kritikët e Bashës: Të shtyhen zgjedhjet për kreun e PD, kemi 5 kushte

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 15:27
PD

Kritikët e kryedemokratit Lulzim Basha, anëtarë të Kryesisë së partisë janë bërë bashke dhe kanë dalë me një dekaratë të prere, mes të cilës, ndër të tjera kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e PD-së.

Në një deklaratë për mediat, ata kërkojnë që kryesia e PD-se duhet të mblidhet me urgjencë dhe të marrë masat e nevojshme përfshirë shtyrjen e zgjedhjeve dhe anulimin e gjithë procedurave të deritanishme, bërë sipas tyre, pa miratimin e kryesisë.

Deklarata e plote:

Në emër të gjithe aktivisteve, anetareve te forumeve, deputeteve, personaliteteve dhe figurave publike qe jane bere bashke ne mbrojtje te statutit dhe Partisë Demokratike, e cila bëhet sot publike si qëndrim i përbashkët.

Zgjedhjet e 25 qershorit shenuan disfaten me te rende zgjedhore ne historine e Partise Demokratike. Kundershtari politik u fut ne garen zgjedhore me nje bilanc te turpshem qeverises, me deshtime dhe paudhesi, te cilat jane mbajtur shenim jo vetem nga shqiptaret, por jane evidentuar edhe nderkombetarisht.

Partia Demokratike ka meriten e pamohueshme te denoncimit publik te tyre. Rezultati i zgjedhjeve ne favor te qarte te mazhorances dhe ne ndeshkim te forte te opozites ishin rezultat i blerjeve masive te votave me parate e droges dhe perfshirjes se krimit ne proces zgjedhor, por edhe pasoje e gabimeve te renda te PD.

PD duhet t’u ktheje me urgjence shpresen shiptareve, duhet t’u ringjalle besimin, duhet te shpetoje demokracine ne kete vend.

Prandaj nje garë e hapur, me rregulla te drejta e te paanshme, me analizë dhe debat alternativash, me konkurrim real dhe respekt e gjithë-përfshirje për sfidantët perben kushtin themelor per rimekembjen e PD-se.

Kryesia e PD-se duhet te garantoje gare te barabarte, rregulla te ndershme e te paanshme, proces te hapur e transparent, konkurence te vertete, ballafaqim e debat, sipas statutit dhe rregollores per zgjedhjet, te cilat duhet te miratohen perpara fillimit te procesit.

Bazuar ne sa me siper, Kryesia e PD-se duhet te mblidhet me urgjence dhe te marre masat e nevojshme perfshi:

1. anullimin e procedures se nisur pa miratimin e kryesise se PD-se;

2. ngritjen e nje grupi gjithperfshires pune per hartimin e rregullores per zgjedhjet dhe te kalendarit te procesit zgjedhor;

3. te miratohen regullorja dhe kalendari, sipas statutit;

4. me hyrjen ne fuqi te ketyre akteve, Kryesia te shpalle zgjedhjet ne nje date te pershtatshme dhe te pranueshme per te gjithe;

5. Pas zgjedhjes se kryetarit te ri te filloje menjehere procesi per organizimin e kongresit te jashtezakonshem te Partise, ku te paraqitet platforma politike per rimekembjen e PD-se dhe per ringjalljen e opozitarizmit ne Shqiperi.

Menjehere pas plotesimit te kerkesave statutore secili nga demokratet ka kushtet per te hyre ne gare me synim bashkimin e Partise.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat