Plazhe nudo në Shqipëri? Flasin qytetarët

Shqipëria

Plazhe nudo në Shqipëri? Flasin qytetarët

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 23:56
Qytetarja

Këtë të premte Renaldo, në intervistat e tij ka trajtuar mundësinë e të paturit plazhe nudo në Shqipëri.

Ai thotë se është bazuar në vendimin që mund të marrë qeveria për lejimin e plazheve nudo, pasi pretendohet të jetë mundësi e mirë për të zhvilluar turizmin dhe si rrjedhojë për të rritur të ardhurat ekonomike.

Por qytetarët nuk janë dakord dhe përgjigjet e shumë prej tyre janë gazmore.

Renaldo – Qeveria pritet të marrë një vendim për lejimin e plazheve nudo që të tërheqim sa më shumë turistë.

Qytetari 1 – Ça të them unë, i di qeveria ato punë. Ne si publik e duam vendin të lirë … sa më të lirë!

Qytetari 2 – Nudo vetëm kur lahemi, kur vemi në plazh fluturojmë në ajër …

Qytetari 3 – Ne s’dimë ça bëjmë këtu o burrë. Ti ke Lulzim Bashën që s’di ça bën, s’di ça thotë. T’i çajmë gomat e makinave thotë …

Renaldo – Ju bashkoheni me nismën e qeverisë për të dalë “çullak” të huajt?

Qyetarja  – Jo, jo. Ashtu nuk të pranoj unë. Nuk durojmë dot, të keqen nëna, që shkojnë femrat, na ikën tepeleku i kokës.

Renaldo – Po ta vendosë kusht Bashkimi Europian, çfarë të bëjmë ne?

Qytetarja  – Europianin e kemi këtu në Shqipëri, s’kemi nevojë me jashtë shtetin.

Renaldo – E di pse kam dalë unë këtu? Jam në hall të madh.

Qytetari  – Të shoh gjithmonë dhe gjithmonë në hall je ti!

Renaldo – Qeveria do të marrë një vendim për lejimin e plazheve nudo që të na vijnë sa më shumë turistë.

Qytetari – Si të bashkohem me iniciativën e tij? Ai mund ta bëjë se ka dalë për vete…

Renaldo, nga intervistat e kryera në terren tregoi se qytetarët nuk janë dakord për lejimin e plazheve nudo në Shqipëri, pasi ende nuk është zhvilluar mentaliteti për t’i pranuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat